Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Edoni fton të ëmën, Memduhan, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, pasi dëshiron që ajo të mendojë më shumë për veten sesa për fëmijët dhe të mos neglizhojë ilaçet që i nevojiten, për shkak të parave.

Edoni 20-vjeçar rrëfen vështirësinë e jetesës së nënës së tij në Milot, që prej martesës me të atin e tij, i cili për të siguruar para emigroi në Greqi, duke e lënë Memduhanë të rrisë 3 fëmijët e vetme. Por si të mos mjaftonte kjo, Edoni në moshën 11-vjeçare shfaqi probleme shëndetësore. Fillimisht në Lezhë u dyshua për mish të huaj në hundë, por në Tiranë u zbulua se ai vuante nga “hardhuca kockore”, sëmundje shumë e rrallë. Ai ishte personi i dytë në botë që vuante nga kjo sëmundje, e cila zhvillohej nga një lloj qelize që shfaqej në pjesë të ndryshme të trupit.

“Kur erdhëm në Tiranë ishte shumë e dhimbshme. Unë kisha temperaturën 40-41, ajo edhe pse binte shi më mbulonte, më mbante në krahë gjithë kohës, edhe pse bëntë vapë, edhe pse ishte sëmurë, pasi ka kaluar dy infarkte, ajo përsëri harronte veten e vet dhe vetëm më mbante mua në krahë  e më çonte sa te një doktor te doktori tjetër. Ajo e ndjente, ajo e vuante edhe më shumë se unë.”

Edoni tregon se Memduhaja i ka qëndruar gjithmonë pranë dhe kurrë nuk e ka lënë vetëm, duke harruar kështu veten dhe pjesën tjetër të familjes. Pasi u shërua dhe gjithçka dukej se ishte kthyer në normalitet,  ai shfaqi  sërish probleme shëndetësore 3 vite më parë dhe nuk mund të lëvizte, gjë që e lëndonte shumë të ëmën e tij, pasi Edoni nuk shkonte dot as në shkollë.

“Kur e pashë në atë gjendje, pashë dhe nga vetja dhe thashë që nuk ishte në dorën time të bëhesha mirë, por të paktën të isha i fortë, që kur ta kapja nga dora t’i jepja asaj forcë, mos ta lejoja të demoralizohej. Që atë moment unë i vura synim vetes, thashë që duhet të bëhesha i fortë dhe të vazhdoja përpara. Kur flas për mamin, të gjithë ata që më njohin e dinë që po flas për gjysmën time më të mirë!”

Ndërkohë që Edoni studionte në Tiranë, dëshironte të ndihmonte sado pak situatën ekonomike të familjes së tij, ndaj filloi punë dhe një pjesë të pagës ia dërgonte të ëmës në Lezhë. Ajo nuk i ka shpenzuar, por i ka mbledhur për të paguar masterin e tij. Edoni thotë se e ëma e tij ka punuar në fabrikë peshku dhe se për të fituar më shumë para, ka pastruar edhe frigoriferët e peshkut, duke qëndruar për një kohë të gjatë në të ftohtë, gjë që bëri që ajo të ketë probleme me frymëmarrjen.

“Në një nga shkrimet më përpara shkruajta që ajo është një heroinë, duke patur parasysh një natë dimri shumë të ftohtë. Shikoj mamin te dera, kishte ardhur nga puna , sapo kishte nisur bora dhe acari i Milotit dihet, ishte shumë ftohtë. Ato flokët e borës më shumë se borë ishin akull, që kishin mbuluar trupin e saj nga rruga deri në shtëpi. Ishte tërësisht e mbuluar nga akulli, dridhej nga i ftohti që kishte në punë dhe si të mos mjaftonte ajo, gjithë rrugën e kishte bërë në të ftohtë. Nuk e njoha, nuk njihej, vetëm dridhej dhe ishte mbuluar nga akulli. Ajo nuk kishte fuqi për asgjë, as të ulej, as të hante, as të pinte. Që në atë moment ajo është etiketuar në mendjen time si heroinë dhe padiskutim që është heroina e jetës sime, është frymëzimi më i madh!”

Memduha pranon ftesën për të qënë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion e emisionit “E Diela Shqiptare”. Ajo shprehet se nuk mendon se janë fëmijët e saj të cilët ia kanë bërë këtë surprizë, pasi e dinë që ajo është shumë e ndjeshme. Por në ekran shfaqet i biri, i cili e emocionon shumë.

Memduha Ky është djali im! Ti je jeta ime!

Edoni

Ma! Ti do thuash pse të kam munduar deri këtu, por unë e di që nuk është mundim, pasi jam i sigurt që për ty është privilegj të jesh sot këtu sepse e ndjek jashtëzakonisht shumë këtë rubrikë dhe “E diela Shqiptare”. Të kam sjellë sot këtu sepse mbi të gjitha dua të të them faleminderit. Faleminderit që na ke rritur, ke vuajtur shumë, ke duruar shumë dhe nuk je dorëzuar kurrë. Por mbi të gjitha, dua të të jap një mesazh.  

a, ti gjithmonë mendon vetëm për të tjerët, ti gjithmonë mendon vetëm për ne, por besoj se ka ardhur momenti që ti të mendosh pak për veten. Edhe ti ke problemet e tua, problemet e tua shëndetësore. Ti mban peshën më të madhe të familjes, por problemet nuk zgjidhen duke qarë, nuk zgjidhen duke i mbajtur përbrenda, duhet të flasësh sa më shumë me ne, ne jemi të rritur dhe kuptojmë shumë. Duhet t’i pish rregullisht ilaçet, nuk dua që të marrë motra në telefon dhe të më thotë që ti nuk i pi ilaçet. Kur të kesh vizitat te mjeku, nuk duhet të të çoj unë me zor, ti duhet të shkosh vetë sepse ti gjithmonë ke dashur që të bëhem një njeri i madh, por nuk mundem të bëhem pa të patur ty në krahë! Duhet të jesh më e fortë! Do që ta vrasësh shumë mendjen, por ke kohë ta vrasësh mendjen kur të vijë nusja ime në shtëpi.  Qetësohu tani.

MemduhaGjithmonë që mua më ikën fryma, kur më shkon në mendje se kam një djalë, më kthehet shpirti prapë. Ky më jep frymë, ky më jep jetë! Këta mi ka lënë babai të vegjël dhe i kam rritur me një sakrificë shumë të madhe, por nuk jam dorëzuar asnjëherë!

Edoni

Sot duhet të qeshësh! Ta fillojmë që këtu duke qeshur.

Edoni përqafon të ëmën, duke na treguar kështu se sakrificat e nënave shpërblehen dhe fëmijët do t’u jenë përherë mirënjohës!

Valentina ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për të kërkuar vajzën e saj të humbur prej 31 vitesh.

Ajo rrëfen se ka patur një lidhje prej dy vitesh e gjysmë me një djalë, nga ku ngeli shtatzënë, por ai kërkoi abortin e fëmijës dhe duke qënë se Valentina nuk pranoi, u zhduk.  Ajo tregon se në kohën e diktaturës ekzistonte një rregull për të mbrojtur fëmijët që vinin nga lidhjet jashtëmartesore, i largonin nga familja dhe i çonin në një qytet tjetër. Kjo gjë ndodhi edhe me Valentinën, të cilën e çuan të lindte në Seman të Fierit në vitin 1983 e më pas për 6 muaj të qëndronte në befotrofin e Durrës, ku ra dakord që të linte vajzën, Naidën, e të shkonte ta takonte çdo muaj gjersa të merrte një shtëpi nga qeveria. Për tre vjet Valentina merrte vajzën nga befotrofi dhe qëndronte me të për 5 ditë në Tiranë.

Planet e saj ishin shumë të qarta,  do të punonte, do të merrte shtëpi dhe nëqoftëse do të krijonte një marrëdhënie, do të ndodhte nëse do të ishte bashkë me të bijën. Naida në vitin 1987  u transferua në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër, pa dijeninë e të ëmës dhe kur kjo e fundit shkoi ta kërkonte, i thanë se fëmija nuk ndodhej as në Durrës e as në Shkodër. Valentina ka vazhduar prej vitit 1987 e deri më sot të kërkojë të bijën në të gjithë shtëpitë e fëmijëve që ndodhen në Shqipëri.

Me bashkëshortin është njohur prej motrës së tij, e cila jetonte në Memaliaj, ku të gjithë e dinin që ajo kishte një vajzë. Pavarësisht kësaj ai u dashurua me Valentinën, formuan familje dhe e ka përkrahur gjithmonë për kërkimin e të bijës, ndërsa 3 vajzave u ka treguar kur ishin të vogla, të cilat presin me padurim që të gjendet motra e tyre e humbur. Valentina vuan nga kanceri në qafën e mitrës, sëmundje e cila është zhvilluar që prej lindjes së vajzës së humbur, Naidës.

“Për datëlindjen e saj blej torta dhe i shuaj qirinjtë me vajzat. 25 vjetorin e kemi bërë në lokal, vajzat kanë mbledhur shoqërinë, pa qenë vajza aty.”

Ajo gjithashtu në vitin 2017 e ka kërkuar një emision televiziv, nga ku u verifikua se Naida ishte birësuar kur ka qenë në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër dhe se jeton në Shqipëri.

“Jam shumë e lumtur që vajza ime është birësuar sepse kisha dëgjuar që fëmijët ishin shitur në kohën e demokracisë nëpër vendet e Europës. I jap një falënderim shumë të madh sa rruzulli tokësor atyre prindërve birësuar që më kanë rritur vajzën.”

Valentina kërkon vetëm ta shohë vajzën e saj që është mirë dhe se a i ngjan, ndaj Arditi i thotë se ngjasojnë shumë sepse e ka takuar, gjë që atë e emocionon shumë. Arditi tregon se e bija e saj është në dijeni, por nuk pranoi të ishte pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty”, pasi nuk dëshironte të lëndonte prindërit birësues dhe se po mendohet se çfarë do të bëjë sepse është një situatë shumë delikate.  Valentina e kupton pozitën e vajzës së saj dhe shprehet se do të presë, mjafton që ta takojë.

“PËR DREKË ME MUA”

Jeni mësuar që në rubrikën “Për Drekë me mua” të dietologes Blerina Bombaj, të ndiqni një treshe personazhesh, që edhe pse nuk ka lidhje me gatimin, bëjnë ç`është e mundur që të lënë një shije të mirë. Këtë herë nuk janë tre personazhe, por katër. Nuk kemi thyer rregullat e lojës, JO! Por kemi një dyshe, që në fakt janë NJË! Ata janë Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj. Kush janë mysafirët e tyre? Këngëtarja Olta Boka dhe sipërmarrësi Adi Haxhiymeri.

Ok, tani STOP me fjalët! Genti dhe Saimiri duhet të gatuajnë!

Bamirësia

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Mustafai dhe Vjollca janë motër e vëlla (për nënë). Ata kanë ardhur në këtë seancë ndërmjetësimi të rubrikës “Shihemi në Gjyq” sepse Mustafai nuk ka marrë pjesën që i takon në një ndarje pasurie. Ai akuzon motrën e tij Vjollca, se në bashkëpunim me vëllain tjetër, kanë përjashtuar Mustafain nga kjo pasuri. Çdo të ndodhë me marrëdhënien motër-vëlla? Kush ka të drejtë në këtë histori?

“EDHE UNË KËNDOJ”

Konkurentët:

Violeta Mita,

Manushaqe Qamo,

Liljana Tare,

Sadete & Xheladin Herri,

Ilir Dedja,

Ermira Shllaku