Një sherr për motive politike ka ndodhur sot rreth orës 13:20, në fshatin Ahmetaq, Vorë.

Sipas burimeve të policisë  nga verifikimet e kryera ka rezultuar që B. F, militant i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka përplasur me automjet Sh. K, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sh.K  mësohet se është simpatizanit i Partisë Socialiste. Dyshohet që konflikti ka ardhur për motive politike.

Po punohet për sqarimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes si  dhe për kapjen e B. F./tvklan.al