Të shkuarën dhe të tashmen e Shqipërisë, Branislav Nikoliç dhe Su Tomesen i përballin me njëra – tjetrën, në një ekspozitë të përbashkët në Tiranë.

Të kaluarën tonë, artisti serb e ndërton më sende të riciklueshme.

Janë materiale që njerëzit i hedhin pasi i marrin atë që u nevojitet, si këto mbetje dërrasash dhe posterash që ndërtojnë një piramidë të përmbysur.

E tashmja, për homologen holandeze, është informale. Artistja nuk rreket ta gjykojë këtë mënyrë të të bërit ekonomi, por ta përcjellë si një karakteristikë identifikuese të vendit tonë.

Dhe personazhet më tipik janë shitësit e luleve, si kjo grua që e gjen në hyrje të ish – vilës së Enver Hoxhës.

Bashkëveprimin e dy artistëve, jo vetëm me ato të shprehura në vepra, por edhe në ditarët personalë do të qëndrojnë në Galerinë Zeta deri në 26 Qershor.

Tv Klan