Kënga “Shape of You”, e këngëtarit Ed Sheeran është një ndër më të dëgjuarat me plot 4.3 milion herë, çka i ka sjellë dhe 28 vjeçarit, mbi 24 milion dollarë fitime.

Por rezulton që ky sukses është i vjedhur. “Shape of You” përmban vargje të këngës së këngëtarit Sam Swich. Ky i fundit pretendon se Sheeran i ka vjedhur refrenin e projektit muzikor të tij “Why Not” publikuar në vitin 2015.

Sëich pretendon se ia kishte dërguar këtë këngë miqve të Sheeranit, në përpjekje për të punuar me këngëtarin për këngë të tjera.

Në dokumentet e paraqitura në gjykatën e lartë, Sam shkruan se nuk është hera e parë që Ed vjedh pjesë muzikore nga këngët e të tjerëve. Nga ana tjetër Sheeran i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se çdo gjë po bëhet për të dëmtuar imazhin e tij dhe për të përfituar para.

Këngëtari dhe kantautori i cili sapo përfundoi dhe turneun e tij në vende të ndryshme të botës, u shpreh se do të shkëputet nga muzika për pak kohë.

Klan Plus