Artistët janë përgjegjës për ta ndihmuar shoqërinë. Kjo bindje sjellë në Tiranë, Alketa Xhafa Mripa, artisten konceptuale nga Kosova, e njohur për krijimtarinë e saj në disa vende të Evropës, me një ide në funksion të kujtesës kolektive dhe asaj individuale, për ta shëruar atë nga gjurmët e regjimit të Enver Hoxhës.

“Shqipëria ka qenë si një thesar i artë që e kam parë prej Kosovës. Ka qenë një idealizëm për Shqipërinë. Atë regjim edhe atë vuajtje”.

 

“Unë do të nxjerr prej çdonjërës thënie apo ndonjë mesazh e ato do të reflektohen në vendet kyçe kulturore, monumentet nëpër gjithë Shqipërinë. Do të jenë 25 projeksione vetëm për një natë”.

Për të mbërritur te shoqëria, për ta bërë atë të ndjejë dhe të reagojë, Alketa do të shfrytëzojë hapësirën publike për të adresuar shqetësimin e saj social dhe politik, që buron nga rrëfimet e të mbijetuarve të komunizmit, e veçanërisht të atyre që artistja i quan “zërat e padëgjuar”.

Angazhimi artistik i pagëzuar me thënien e famshme “Edhe muret kanë vesh” do të kulmojë në pranverë edhe me përmbledhjen e gjithë rrëfimeve në një libër të vetëm.

Tv Klan