Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama rikthehet sonte pas shumë vitesh në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani në Televizionin Klan.

Intervista e Çanit me Ramën u paralajmërua nga gazetari në emisionin e tij të fundit javën e kaluar.

Lajmi u konfirmua sot edhe nga kryeministri Rama, i cili tha në një postim në Facebook se do të shfaqet tek “Zonë e Lirë” me urdhër të Endri Fugës.

Sonte pas shumë motesh do rishfaqem me urdhër nga lart, d.m.th. nga Endri Fuga, në Zonën e Lirë të Arian Çanit.

”/tvklan.al