Për herë të tretë këtë sezon, Dortmund do të tregojë sërish forcën kundër Pari Së Zhërme. Pasi mori një barazim dhe humbjen në fazën e grupeve, skuadra gjermane synon tashmë një vend në finalen e UEFA Champions League. Mision i konsideruar i pamundur edhe nga ana e trajnerit të verdhezinjve, Edin Terzic.

“Projekti në Paris filloi me qëllimin për të fituar Ligën e Kampionëve. Ky ka qenë objektivi i tyre kryesor për një dekadë. Ata kanë cilësi të pabesueshme. Nëse duam të fokusohemi në një gjë, atëherë duhet të fokusohemi te topi. Në fazën e grupeve, pamë një lojë shumë të ndryshme kundër Parisit dhe e tillë pritet të jetë edhe kjo e radhës”.

Në krahun tjetër, pas festës së titullit, PSG kërkon ta kurorëzojë me trofe edhe eksperiencën europiane në këtë sezon.

“Ka mbetur edhe një muaj përpara se të vijë fundi i sezonit dhe ne ende mund t’i fitojmë të katër garat. Duhet t’i menaxhojmë mirë emocionet tona dhe nuk duhet ta shohim presionin si kërcënim. Do të jetë një shfaqje shumë e mire. Mund të ketë shumë gola falë aftësisë sonë për të hyrë në zonën kundërshtare.“

Francezët kanë kujtime të këqija nga transfertat gjermane, pasi kanë fituar vetëm një nga 7 takime në histori, duke pësuar 4 humbje ndaj ekipeve të Bundesligës.

Klan News