Një sasi lënde plasëse është vendosur në automjetin e 20-vjeçari në Lushnje. Burime zyrtare sqarojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 23:45 të së hënës, në lagjen “18 Tetori”.

I riu Arbër Shurdhi e kishte parkuar mjetin Volkswagen para banesës, kur iu vendos eksplozivi. Fatmirësisht nga kjo ngjarje dëme ka pësuar vetëm makina, që sipas policisë janë të lehta.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/tvklan.al