Një sasi lënde plasëse është vendosur mbrëmjen e sotme në automjetin e një efektivi të policisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20.12, në vendin e quajtur fshati Pjetërshan, Malësi e Madhe.

Automjeti tip Golf u përfshi nga flakët, duke bërë që në vendngjarje të mbërrinin shërbimet e policisë dhe shërbimet Zjarrëfikës MNZ.

Në një njoftim zyrtar, policia sqaron se makina është në pronësi të S.Gj, punonjës policisë i D.R.K.M. Shkodër.

Automjeti ka qënë i parkuar në momentin që ka ndodhur shpërthimi dhe fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.

Dyshimet e policisë janë se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shpërthimi në pjesën e përparme të mjetit, me lëndë plasëse.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe se në përfundim do të jepet dhe informacion i plotë./tvklan.al