Dy vëllezër shqiptarë janë viktima të një vrasje të dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Itali. 

Viktimat janë identifikuar si Agron dhe Alban Lleshaj, 27 dhe 24 vjeç, rezidentë në Parabiago, Milano. Mediat italiane shkruajnë se ata janë vrarë me armë zjarri në periferi Milanos, në lagjen Valverde, në rrugën “Ancona”.

Në orën 23:00 përmes një telefonate u denoncua në polici për një aksident rrugor, por me të mbërritur në vendin e ngjarjes efektivët konstatuan dy trupat e pajetë të tyre në makinë, të cilët ishin qëlluar me breshëri teksa ishin përpjekur për të shpëtuar. 

Hipoteza e mundshme e këtij atentati dyshohet të ketë qenë ajo e pazareve të drogës.

Ngjarja: 

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 22:54. Kanë qenë disa nga banorët e “Ancona-s” të cilët kanë njoftuar shërbimin e ambulancës se një automjet ishte përmbysur në rrugë me dy persona brenda saj.

Në orën 23:00 policia ka marrë njoftimin për një aksident, por me të mbërritur në vendin e ngjarjes ata kanë konstatuar se dy personat ishin qëlluar me pistoletë, ku dyshohet se janë qëlluar gjatë kohës kur mjeti ishte në lëvizje. Vrasësit kanë qëlluar të paktën 8 herë mbi viktimat nga rreth 400 metra largësi.

Paraprakisht nuk dihet nga kanë ardhur të shtënat dhe se sa persona janë të përfshirë në atentat, megjithatë dyshohet se ata kanë hipur në një makinë tjetër. Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në makinën tip Polo në të cilën kanë udhëtuar dy viktimat, nuk kanë konstatuar armë.

Sipas mediave italiane, dy shqiptarët janë emra të njohur për policinë pasi kanë patur një histori të gjatë penale sidomos për ngjarje të lidhura me pazaret e drogës.

Kjo është edhe pista kryesore ku janë përqendruar hetimet e policisë./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”58″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]