Këngëtari Elton John ka marrë kurajon ti kërkojë falje mamasë së tij, pas një grindje që zgjati 8 vite. Ai u shpreh se kishte vendosur përsëri kontaktet me të ëmën tani që ajo mbushi 90- vjeç.

Muzikanti bëri përpjekjen e parë për tu afruar me mamanë pasi i dërgoi asaj një buqetë me orkide për t’i uruar ditëlindjen.

“90 – vjeç”, Urime! Me dashuri, Elton,  David, Zachary dhe Elijah”,- shkruhej në pusullën që Elton John i kishte dërguar mamasë, në të cilën e uronte familjarisht.

Kjo ishte mesazhi i tyre i parë, pas 7 vitesh, gjatë të cilave nuk kishin folur me njëri- tjetrin.

Sir Elton John dhe e ëma Sheila, u përfshinë në një grindje në vitin 2008, pasi ajo nuk pranoi të shkëpustë miqësinë me dy shokë të vjetër të Elton John, me të cilët ai i prishi marrëdhëniet./tvklan.al