Emanuele Ndoj po tërheq vëmendjen e skuadrave të Serie A. Sipas mediave italiane drejtuesit e Sassuolo po vëzhgojnë mesfushorin shqiptar. 20-vjeçari i cili është pjesë e Brescia në Serie B ku është aktivizuar në 7 ndeshje të kampionatit.

Ndoj është një futbollist me prespektivë, i rritur në akademinë e Roma. Ai u transferua janarin e kaluar te skuadra nga Lombardia duke firmosur deri në 2020, por një ofertë e mirë mund ta kalojë te Sassuolo.

Kontakt konkret nuk ka patur ende. Emanuele Ndoj ishte pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, më konkretisht U17 dhe U19. Në Itali vijojnë karrierën shumë lojtarë shqiptarë, të cilët aktivizohen nga kategoritë e ulëta, deri në Serie A.

Tv Klan