Një zjarr masiv ka përfshirë një kamp që strehonte rreth 1500 emigrantë në veri të Francës. Zjarri përfshiu kampin pas një përleshjeje mes grupeve afgane dhe kurde.

Sipas të dhënave të deri tanishme, 10 persona kanë mbetur të plagosur. Zyrtarët bën me dije se në fund të muajit kampi do të shpërbehej si pasojë e trazirave të vazhdueshme.

Asgjë nuk ka mbetur nga kampi, përveç një pirgu me hir, thanë autoritetet. Bregdeti verior i Francës është një nga pikat më të rrahura nga emigrantët që përpiqen të arrijnë në Britaninë e Madhe.

Tv Klan