Djathi emërtohet nga çmimi dhe jo nga marka e prodhimit

Përdorimi pa kriter i vajit të palmës është një shqetësim shumë i madh për ekspertët e sigurisë ushqimore. Edhe pse ky produkt nuk është i rrezikshëm, sipas tyre, shëndeti i konsumatorit mund të dëmtohet nga sasia e madhe e përdorimit të vajit të palmës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e ka pranuar se vaj i palmës përdoret masivisht nga industria ushqimore, përfshi edhe ato të përpunimit të qumështit, të cilët për shkak të kostos më të ulët, yndyrën shtazore e zëvendësojnë me atë bimore. Pak muaj më parë AKU u ka kërkuar të gjitha subjekteve që çdo produkt që i shtohet vaj palme, duhet ta deklarojë atë në etiketë, si dhe të kenë emërtime të reja, në të kundërt do të merren masa administrative.

Kjo gjë nuk po gjen zbatim, pasi nga një vëzhgim në pikat e shumicës dhe në dyqane e bulmetit, vihet ere se janë shumë të rralla produktet e bulmetit që reklamojnë në etiketë që djathi, kosi apo gjalpi të kenë në përbërje yndyrë bimore apo shtesa të tjera.

Klan Plus