3 duete fantastike do shndërrojnë skenën e “X Factor Albania” në një skenë magjike mbrëmjen e sotme. Finalistët Jet, Alis dhe Kleansa do dhurojnë me mentorët e tyre respektivisht, Young Zerka, Arilena Ara dhe Elhaida Dani, 3 performanca për të mod u harruar.

Të parët që ndezën skenën ishin Jet dhe Young Zerka. Dyshja sollën “Love nwatiti” mashup me “They don’t really care about us” të Michael Jackson. Një performancë eksplicite, plot energji dhe adrenalinë që ishte padyshim e kompletuar me vokalet e tyre potente dhe performancat energjike.

Young Zerka i ulur në karrigen e anëtarit të jurisë së “X Factor Albania” për herë të parë, udhëhoqi këtë edicion kategorinë “Mix”. Ai i besoi për netët Live 5 super talenteve: Jet, Ingrid, Frank, Borana dhe Alba. Prej tyre preku finalen me Jet me të cilin po lufton për vendin e parë./tvklan.al