Mjafton të kryesh një kërkim në internet dhe arrin në përfundim se “Equus” e shkruar nga britaniku Peter Shaffer, 44 vite më parë, është një nga shfaqjet që luhet më shumë në skenat e teatrove të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Arsyeja mbetet e njëjtë. Edhe pas 4 dekadash, shoqëria post-moderne, mbetet një shpirt i burgosur. Fajtorëve të kahershëm, familjes, shoqërisë dhe fesë i është shtuar zhvillimi i papërmbajtshëm i shkencës. Të vendosura në realitetin ballkans, ato po bëjnë që njeriu të jetojë iluzionin e lirisë. Këtij realiteti tradicional, konservator dhe që bën kompromis edhe me lirinë, regjisori boshnjak, Dino Mustafiç, i përgjigjet me “Equus” në Teatrin Kombëtar.

Dino Mustafiç:

Ky teatër është udhëtimi ynë brendësor. Uroj që në Ballkan, ku demokracia është shndërrua në një terror, dhe ka humbur kuptimin e saj, të nisë një epokë e re. Kemi dashurinë por na mungon vullneti i mirë, liria e mendimit, siguria sociale, prandaj “Equus” është shfaqja e lirisë së individit

.

Lakuriqësia është një nga elementë më domethënës të “Equus”, historia e një psikiatri që interpretohet nga Timo Flloko dhe që përpiqet të kurojë një të ri, që luhet nga Igli Zarka, i cili ka një magjepjse patologjike fetare ndaj kuajve. 

Dino Mustafiç:

Po ju them me bindje, Igli Zarka, është një thesar. Jini krenar për këtë artist, një talent i rrallë. Ai veshi kostumin më të bukur në art,ai është trupi i tij. Lakuriqësia është kostumi ynë, është një akt estetik, një akt lirie

.

Në “Equus-in”, shqiptar, aliazhi teatër, kërcim, këndim, flet edhe për hallet shqiptare, siç janë drejtësia dhe shëndetësia e korruptuar, e ku Vettingu thonë aktorët, nuk është asgjë tjetër vetëm se një reformë më shumë.

Tv Klan