Presidenti turk kundër sanksioneve evropiane ndaj rusisë

Ndersa nisi nga Bosnja turin e tij Ballkanik kreu i shtetit turk fajesoi BE-ne për krizën energjetike me sanksionet qe vendosi ndaj Kremlinit pas agresionit ndaj Ukraines. Një akuzë të tillë, e ka bërë edhe Kremlini ndaj Evropës se Bashkuar.

Erdogan u tha gazetarëve se shtetet evropiane “po korrin atë që kanë mbjellë” duke vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë.

 “Qëndrimi i Evropës ndaj zotit Putin, sanksionet e vendosura tashme e kanë sjell ezotin Putin – me apo pa dëshirë– deri në pikën që të thotë: ‘Nëse ju veproni kështu, unë do të kunderpergjigjem”, është shprehur Erdogan.

Deklaratat e Erdoganit janë të ngjashme me ato që Kremlini paraqiti gjatë kësaj jave.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, të hënën fajësoi “sanksionet e vendosura ndaj shtetit tonë”, teksa foli për ndalesën e dërgesave të gazit për në Gjermani përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1.

Turqia është zotuar se gradualisht do të nisë që të paguajë me rubla për importet e energjisë ruse.

Erdogan tha se nuk pret që Turqia të ketë ndonjë mungesë të furnizimit me energji gjatë këtij viti ndersa Evropa sipas tij do të ketë probleme serioze me furnizime gjatë këtij dimri. Erdogan ka mbajtur raporte të mira pune me presidentin rus, Vladimir Putin, teksa ka tentuar që të qëndrojë neutral sa i përket konfliktit, por ka furnizuar Ukrainën me armë dhe dronë luftarakë.

Klan News