Serialet hite të këtij sezoni televiziv, që transmetohen ekskluzivisht në ekranin e Televizionit Klan, Ertugrul dhe Sarasvaticandra, do të rikthehen në Shtator. Seritë e reja të këtyre dy serialeve kaq të dashura për publikun do të keni mundësinë t’i ndiqni duke filluar nga data 5 Shtator.

Gjithashtu edhe “Fate të Kryeqëzuara”, një tjetër serial tepër i ndjekur, do të rikthehet më 11 Shtator.

Seriali turk “Një pjesë e imja” do të vijojë pa ndërprerje edhe gjatë muajit Gusht, çdo ditë në orën 16:05.

Duke filluar nga data 1 Gusht, Televizioni Klan fillon transmetimin çdo mbrëmje, në orën 20:05 të serialit “Diamante dhe Dashuri”, një nga serialet më të ndjekura të vitit 2015 – 2016. Historia e dashurisë mes Elifit dhe Omerit, do t’ju shoqërojë çdo mbrëmje në ekranin e Tv Klan.

Ndërsa gjatë pasditeve do të keni mundësinë të shijoni serialin komedi “Shtëpiake të Dëshpëruara”.

Gjithashtu, çdo të mërkurë dhe të shtunë, në orën 21:00, do të ndiqni stacionet verore të hiteve të muzikës popullore të spektaklit “Maratona e Këngës”.

Ndërsa çdo të martë në orën 22:00 ju ftojmë të ndiqni edhe sezonin e dytë të reality “Lufta e Nuseve”, një nga produksionet më të ndjekur të sezonit që lamë pas./tvklan.al