Engin Altan Duzyatan, aktori kryesor i serialit historik më të ndjekur, “Ertugrul” rikthehet mbrëmjen e sotme para shikuesve në Turqi me një projekt të ri.

Ai do të shfaqet në ekranin “TRT” me një “Quiz Show” të titulluar “3’te 3 Tarih” – (3 në 3 Histori). TRT tha se programi nis më 31 Tetor dhe do të transmetohet dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të enjte.

Në këtë “Quiz Show”, i cili do të bazohet kryesisht në pyetjet mbi historinë e Turqisë, do të ketë shumë pyetje edhe rreth historisë së botës. Për të fituar çmimin konkurrentët do të duhet t’u përgjigjen 15 pyetjeve, secila prej të cilave do të ketë 4 alternativa.

Projekti i ri i Duzyatan ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me të ardhmen e tij në serialin “Ertugrul”, i cili nis transmetimin e sezonit të 5-të së shpejti.  Ekipi i produksionit ka pohuar se seriali do të kalojë nga koha e “Ertugrul” në kohën e të birit, “Osman Beut”, por nuk dihet ende se në sa seri të sezonit të ri do të luajë Duzyatan. /tvklan.al