Etrit Berishës i duken larg ditët kur qëndronte në stol tek Lacio, pasi situata është krejt e ndryshme në skuadrën e tij të re.

Për herë të tretë radhazi, portieri i Kombëtares Shqiptare luajti si titullar për Atalantën dhe këtë herë doli i kënaqur nga fusha.

Trajneri Gasperini tashmë i beson plotësisht 27 – vjeçarit, që duket se do të jetë vazhdimisht zgjedhja e tij e parë, dhe kjo pritet ta ndihmojë atë që të jetë edhe më i sigurt në portën e Shqipërisë.

Për hir të së vërtetës, në fushën e Krotonës në ndeshjen e javës së pestë të Serisë A, Berisha nuk është se pati shumë punë.

Skuadra vendase thuajse nuk ishte në fushë dhe e impenjoi shqiptarin e Kosovës vetëm me gjuajtje nga largësia, edhe këto të parrezikshme.

Atalanta arriti një fitore të rëndësishme, 3-1 në Siçili, duke iu larguar disi vendeve të fundit në renditje.

Petanja, Kurtiç dhe Gomez ishin autorët e golave për ekipin nga Bergamo, në suksesin e dytë sezonal.

Berisha u detyrua të dorëzohej në fund, kur rezultati ishte 3 – 0 për të vetët dhe nuk pati faj tek goli.

Nuankuo doli i vetëm përballë tij, përveçse ishte në pozicion jashtë loje, duke realizuar rrjetën e nderit për Krotonën.

Tv Klan