Monedha e përbashkët Euro ka shënuar rënie prej 6 ditësh, duke zbritur për herë të parë që nga gushti i vitit  2010, poshtë vlerës se 136 lekëve.

Sipas shifrave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, te premten një euro u këmbye me 135.87 lekë nga  139.32 lekë që këmbehej në janar.

Për ekspertët, efekt në rënien e euros dhe forcimit të lekut përveç atij sezonal që lidhet me ardhjen e turistëve, i shtohen edhe investimet e mëdha, si projekti TAP, që kanë ndikuar në shtimin e monedhës Euro në vend.

Ekspertët rendisin efektet pozitive dhe negative të këtij ndryshimi në kursin e këmbimit. Rënia e euros sipas eksperteve ka filluar gradualisht qe nga janari i këtij viti./TV KLAN