Europa është kontinenti që po pëson ngrohjen më të shpejtë dhe temperaturat po rriten pothuajse sa dyfishi i mesatares globale.

Kështu raportuan dy organizata botërore të monitorimit të klimës, ajo Meteorologjike e OKB-së dhe Agjencia e Klimës së Bashkimit Europian.

Në një raport të përbashkët, këto dy organizata dolën në konkluzion se ndryshimet klimatike do të kenë pasoja në shëndetin e njeriut dhe në aktivitetin ekonomik.

Sipas tyre, Europa ka mundësi që të zhvillojë strategjik për të kaluar te burimet e rinovueshme të energjisë, siç janë dielli dhe era, për t’ju përgjigjur ndryshimeve klimatike. Agjencitë thonë se kontinenti europian gjeneroi 43% të elektricitetit nga burimet e rinovueshme, nga 36% që ishte 1 vit më parë, një rritje domethënëse kjo, që sipas këtyre dy agjencive, duhet të vazhdojë me këtë ritëm.

Raportet e 5 viteve të fundit tregojnë se mesatarja e temperaturave në Europë po shkon në 2.3 gradë Celsius, krahasuar me 1.3 gradë Celsius që është niveli më i lartë në rang global.

Marsi shënoi gjithashtu muajin e 10 radhazi si më i ngrohti.

/tvklan.al