Rrjeti social më i përdorur në të gjithë botën Facebook është duke hasur disa probleme. Përdoruesit e tij nuk mund të logohen në llogaritë e tyre dhe nëse e bëjnë dalin menjëherë duke mos patur mundësinë për të hyrë sërish.

Mesa duket pjesët kryesore të infrastrukturës së Facebook nuk funksionojnë siç duhet.

Disa përdorues kanë marrë mesazhe spam ku thuhet se të gjitha mesazhet e tyre janë fshirë. Shumica kanë marrë mesazhin se llogaritë e tyre nuk mund të verifikohen.

Sipas “Down Detector”, këto probleme po i hasin të gjithë përdoruesit e Facebook kudo në botë./tvklan.al