Autoritetet greke në bashkëpunim me ato europiane kanë shkatërruar një bandë që merrej me falsifikimin e dokumenteve.

Në operacionin e koduar “Demi”, Europol dhe ELAS deklaruan se kanë arrestuar 20 persona dhe kanë identifikuar punishtet për falsifikimin e dokumenteve në 4 zona të ndryshme të Athinës.

Sipas mediave, banda drejtohej nga katër shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Grupi kriminal prodhonte pasaporta, patenta drejtimi, leje qëndrimi dhe karta identiteti.

Ata siguronin dokumente për klientë në të gjithë Europën, ku 250 të tillë i kishin vetëm në Gjermani.

Banda merrte 400 deri në 500 euro për pasaportë dhe dyshohet se ka prodhuar dokumente për 45 persona që kanë arritur të kalojnë drejt Britanisë së Madhe.

/tvklan.al