Dokumentet e FBI-së kanë hedhur dritë mbi motivin e vrasjeve të kryera nga Jeffrey Dahmer. Sipas autoriteteve amerikane, vrasësi serial u përpoq të krijonte “skllevër seksi” duke i kthyer ata në “zombi”.

“Kanibali i Miluokit” iu tha hetuesve se fantazitë e tij seksuale patën pushtet të plotë mbi të dhe ai donte që viktimat e tij “të bënin gjithçka ai kishte nevojë”, sipas dosjeve të FBI-së të siguruara nga “The Sun”.

Dahmer hapte një vrimë me trapan në ballin e viktimave të tij ku hidhte acid klorhidrik, për të cilën iu shpjegoi oficerëve se “funksiononte në fillim”, por më pas viktimat vdisnin. Autorja Gisela K., e cila studioi vrasësin famëkeq për librin e saj “Përbindëshi i Miluokit”, tha: “Ai donte të fshinte vetëdijen e tyre teksa i mbante gjallë”.

Këtë ide Dahmer e provoi mbi 3 viktimat e tij në vitin 1991, por “më pas hoqi dorë”, vijoi ajo. Ai u përpoq të “ngrinte me metodën e thatë partnerin e përsosur, kështu që mund të vazhdonte të kryente marrëdhënie seksuale me trupin”. Edhe kjo metodë dështoi.

Për këto eksperimente mbi viktimat, Dahmer tha se “nuk donte që t’i vriste”, madje e quante këtë “pjesa më pak argëtuese”. “Nuk më shijonte kur e bëja këtë. Ja pse u përpoqa të krijoja zombi të gjalla me acid urik në trapan, por nuk funksionoi kurrë”, citohet Dahmer në librin e autores.

Jo, vrasja nuk ishte qëllimi. Doja vetëm ta kisha personin nën kontrollin tim të plotë, pa u dashur të merrja parasysh dëshirat e tyre dhe t’i mbaja për sa kohë të dëshiroja”. Gjithçka kishte të bënte me fantazitë e sëmura seksuale të cilat Dahmer u përpoq t’i mbyste me alkool dhe t’i përmbushte me anë të pornografisë.

Në dokumentarin më të fundit të Netflix për Jeffrey Dahmer portretizohet tërheqja e tij seksuale ndaj organeve të brendshmeve të peshkut, shtypjen e kafshëve me makinë apo gjërave të ngjashme.

Në dosjen e FBI-së, vrasësi serial iu ka treguar hetuesve se “qëllimi i tij i vetëm për të jetuar, forca lëvizëse e ekzistencës së tij ishte nevoja e tij për kënaqësi”. Por të kapej ishte “makthi i tij më i keq”, thuhet në dokumente dhe vrasja u shndërrua në një produkt të fiksimit të tij.

Jeffrey Dahmer vrau 17 persona nga vitet 1978-1991, vrasja e tij e parë ndodhi kur ishte vetëm 18 vjeç. Ai i copëtonte viktimat, mbante pjesë trupi si trofe dhe hëngri disa prej tyre për shpërblim seksual. Të gjitha viktimat e tij i merrte në shtëpi dhe i përkisnin komuniteteve latine, me ngjyrë ose LGBT e më pas i ofronte pagesë për fotografi nudo.

Në apartamentin e tij gjendeshin kamera sigurie që arrinin një vlerë deri në 400 Dollarë dhe brava të ndryshme e drynë në secilën prej dhomave. Dahmer u arrestua më 22 Korrik 1991, pasi një prej viktimave mundi t’ia mbathte dhe t’i tregonte policisë për apartamentin.

Dahmer rrëfeu se ishte autor i 17 vrasjeve, por u akuzua për 16 pasi mungonin provat për njërën prej tyre, ndaj mori 16 dënime të përjetshme. Ai vdiq në Shkurt 1992 pasi u vra nga një i burgosur tjetër, Christopher Scarver./tvklan.al