Tre fëmijë peshkuan predha dhe fishekë të Luftës së Dytë Botërore, të cilat i tërhoqën me anë të një magneti të fuqishëm nga një pellg uji, pa lënduar veten.

Zbulimin e bënë pranë qytezës së Ohrdruf, në lindje të Gjermanisë dhe menjëherë njoftuan policinë.

Kjo e fundit, sipas asaj që shkruan BBC, rrethoi zonën dhe i bëri thirrje qytetarëve që në rast zbulimesh të tilla të njoftojnë menjëherë autoritetet dhe të mos i prekin municionet. Nuk është e qartë se përse këto municione ishin hedhur në këtë vend.

Gjetja e bombave të pa shpërthyera është një fenomen i zakonshëm në Gjermani, shpesh duke shkaktuar evakuime masive.

Ky shtet mbeti i mbushur me eksplozivë pas luftës për shkak të sulmeve intensive ajrore nga bombarduesit britanikë, amerikanë e sovjetikë./tvklan.al