Të vegjlit shfrytëzojnë orarin e lëvizjes

Pas ditës së pensionistëve, e diela ishte e fëmijëve. Rrugët dhe parqet e kryeqytetit ishin të pushtuara nga nënat dhe fëmijët nën 10 vjeç.

Pas afro dy muajsh, ashtu si një javë më parë, ata dolën edhe këtë të dielë për të luajtur dhe shëtitur në rrugët, parqet dhe sheshet e qytetit deri në orën 11:00

Me apo pa maska, nënat janë kujdesur të mbajnë distancën nga njëra-tjetra. Në shumë raste ka qenë e vështirë që fëmijët të mos grumbulloheshin me njëri tjetrin.

E njëjta panoramë ka qenë edhe në rrethe. Kjo ishte qendra e qytetit të Fierit këtë të diel që zhurmonte nga fëmijët.

Tv Klan