Fergie zbulon se ka qenë e varur nga drogat sintetike. Këngëtarja  e njohur  tregon se këto lloj lëndësh narkotike që ajo pinte i shkaktonin  halucinacione çdo ditë.

Varësia ndaj metamfetaminës i ka shkaktuar  asaj sëmundjen e demencës për vite me radhë.

Fergie, emri i vërtetë i së cilës është Stacy Ferguson, kishte  filluar të përdorte drogë kur ishte 18 vjeç. Tani në  moshën 42- vjeçare  tregon  për  atë periudhë të  errët të  jetës së saj.

Droga nuk është më pjesë e jetës së saj. Këngëtarja thotë se ka gjetur forcën dhe besimin për të ecur përpara.

Fergie  ka promovuar pak kohë më parë albumin  e saj të ri.  Ndarja nga  bashkëshorti ka lënë pak në hije projektet e reja muzikore.

Burimi: Klan Plus