Edicioni i këtij viti u anulua për shkak të pandemisë Covid-19

Deri tani ishte thënë se thjesht janë shtyrë datat, por organizatorët e festivalit më të dashur për të rinjtë Coachella nuk do të mbahet këtë vit për shkak pandemisë së koronavirusit.

Por ai i vitit 2021 do të vijë i zhurmshëm, me muzikë të momentit, tribute për legjendat dhe me shumë fashion në muajin Prill, nga data 9 deri më 11. Fundjava siç quhet ose pjesa kulminante do të jetë 16-18 Prilli.

Një nga festivalet më të mëdha muzikore në botë mbledh çdo vit gjysmë milioni njerëz në një hapësirë të pafundme në shkretëtirën e Kalifornisë.

Për të gjithë ata që kishin blerë biletat për edicionin e këtij viti, nuk duhet të shqetësohen sepse do të jenë të vlefshme edhe për Coachella 2021.

Tv Klan