Roma mundi 2-1 Milanin në “Olimpiko” dhe u kualifikua në gjysmëfinalen e Ligës së Europës, ku do të përballet me Leverkusen të Xabi Alonsos.

Verdhekuqtë gjetën golin në minutën e 12 me Mançinin dhe 10 minuta më pas festuan rrjetën e dytë me Dybalan. Në të 30, Çelik u ndëshkua me karton të kuq duke lënë vendasit me 10 lojtarë. Pavarësisht rasteve, Milani e gjeti golin në fund me Gabian.

Verdhekuqtë fitojnë për herë të parë në histori dy ndeshjet ndaj një rivali italian në Europë. Roma ka siguruar kualifikimin në të pesta rastet që ka luajtur në çerekfinalet e një kompeticioni evropian. Djalli është eliminuar në tre nga pesë herë që ka marrë pjesë në çerekfinalet e Ligës së Europës.

Leverkusen barazoi në Londër me Uest Hemin 1-1 dhe kaloi fazën me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Gjermanët kanë shansin të marrin hak, pasi u eliminuan sezonin e kaluar nga verdhekuqtë në gjysëmfinalen e Ligës së Europës.

Ekipi i Xabi Alonsos shkon në 44 sfida pa u mposhtu dhe theu rekordin e vendosur nga Juventusi në Europë. Atalanta fesoti në Bergamo edhe pse u mund nga Liverpuli 1-0. Bergamaskët u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Kjo është hera e dytë që Atalanta arrin në një gjysmëfinale  europiane.

Rivali i radhës do të jetë Marseja, që eliminoi me penallti Benfikën.

Për herë të parë që nga sezoni 2014/2015 nuk do të ketë një ekipo anglez në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve dhe të Ligës së Europës.

Klan News