Publikohet trailer i filmit të dives së muzikës nga 21 Dhjetori në SHBA

Një film për jetën dhe karrierën e Divës së muzikës Whitney Houston autor i të cilit është skenaristi  i “Bohemian Rhapsody”.“I Wanna Dance With Somebody”, “I Will Always Love You”, “How Will I Know”, “I Have Nothing”, është vërtet e vështirë të veçosh, jo më të rendisësh, të gjitha hitet e arritura nga një prej divave më të mëdha të të gjitha kohërave, Whitney Houston.

Dëshmi për këtë është rekordi Guinness për artisten më të vlerësuar të të gjitha kohërave me më shumë se 400 çmime, duke përfshirë gjashtë çmime Grammy. Historinë emocionuese dhe energjike të një jete dhe karriere do të mund ta shohim në filmin “I Wanna Dance With Somebody: The Movie about Whitney Houston”, për të cilin është publikuar traileri i parë.

Traileri tregon fillimet e bashkëpunimit të saj me producentin muzikor Clive Davis, si dhe momentet dhe koncertet më të paharrueshme nga jeta dhe karriera e saj. Qershia mbi tortë ishte interpretimi spektakolar i himnit kombëtar amerikan nga Whitney në Super Bowl të vitit 1991 para më shumë se 70.000 spektatorëve.

Në këtë dramë biografike, protagonisten kryesore e luan Naomi Ackie, producentin Clive Davis e luan Stanley Tucci dhe nënën e këngëtares e portretizon Tamara Tunie. Filmi do të shfaqet  në Shtetet e Bashkuara nga 21 Dhjetori i këtij viti.

Klan News