Flamurtari mbajti gjallë garën për titullin në basketboll për femra. Skuadra vlonjate mundi me rezultatin 63 me 60 Tiranën në sfidën e tretë mbrëmjen e së martës.

Tani rezultati me ndeshje është 2 – 1 në favor të ekipit kryeqytetas.

Takimi i 4-t i finales për titull të basketbollit të femrave do të zhvillohet të premten, më 3 Maj, në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës.

Tv Klan