IdriziPas shkarkimit të të gjithë stafit teknik dhe pezullimit të disa titullarëve Flamurtari është në kërkim të një trajneri të huaj.

Lajmin e ka konfirmuar Presidenti i klubit vlonjat Sinan Idrizi.

Presidenti KF Flamurtarit ka sqaruar se lojtarët e pezulluar nuk mund të quhen të larguar.

Njëri prej tyre Gjergji Muzaka e ka pranuar vendimin e klubit si pjesë e rezultateve të dobëta të javëve të fundit.

Të enjten klubi vlonjat vendosi të shkarkojë trajnerin Ernest Gjoka dhe të pezullojë disa futbollistë mes tyre edhe kaptenin Franc Veliu për shkak të rezultateve.

Flamurtari pas 10 javësh kampionat ndodhet në vendin e gjashtë dhe ka 13 pikë.

Vlonjatët nuk fitojnë një ndeshje të Superligës prej 5 javësh.

Tv Klan