Ekonomia globale konfirmohet në rritje me 3.5%, 0.3% më shumë krahasuar me vitin 2016, madje parashikohet të shkojë në 3.6% në vitin 2018. Vlerësimi vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar që publikoi këtë të hënë përditësimin e Panoramës Ekonomike Globale.

Në raportin e publikuar nënvizohet se përmirësimi më i rëndësishëm është ai i zonës euro dhe ekonomisë aziatike, veçanërisht asaj kineze. Europa ka një projeksion pozitiv, kryesisht Spanja e Italia, e më pas Franca dhe Gjermania. Këto vende i kanë kaluar pritshmëritë, vlerëson FMN. Në performancën pozitive të kontinentin tonë, theksi vendoset gjithashtu të rritja e konsiderueshme e eksporteve në Turqi, gjatë 4-mujorit të parë të 2017-ës.

Nga ana tjetër FMN parashikon se rritja ekonomike e amerikane dhe ajo britanike do jetë në tkurrje, duke e çuar parashikimin e rritjes globale në të njëjtin nivel me atë të muajit prill, kur u hartua raportin i fundit.

Shtetet e Bashkuara do të kenë një rritje rreth 1.7% nga 2% që ishte në muajin prill, ndërsa Britania e Madhe 2.1% nga 2.3% të vlerësimit të fundit.

Shkaqet kryesore që FMN rendit në frenimin e rritjes ekonomike të dy vendeve janë politikat e ashpra buxhetore në SHBA, si edhe pasiguritë që ka lënë pas Brexit.

Tv Klan