Policia ka sekuestruar dokumentacionin e pronësisë së restorit luksoz turistik “Santa Quaranta”, në pronësi të Klement Balilit.

Televizioni Klan mësoi se veprimet e policisë janë pjesë e një hetimi të nisur për pastrim parash për të ashtuquajturin “Eskobari i Ballkanit”, i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.

Dyshohet se kjo pasuri dhe të tjera në pronësi te 44 –vjeçarit nga Saranda janë vënë me para të ardhura nga aktivitete kriminale.

Sekuestrim i dokumentacionit është kryer gjatë operacioneve të zhvilluara në mëngjes nga policia për kapjen e Balilit.

Blutë ushtruan kontrolle në një sërë bazash ku mendohet se strehohej Balili pas shpalljes në kërkim, në Stjar të Delvinës, ne Sarande të resorti ” Santa Quaranta “, në Lukovë dhe në Gjirokastër.

Kelment Balili është në kërkim që një javë, pas urdhrit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në maj të këtij viti autoritetet greke, pas një hetimi të përbashkët me DEA-n Amerikane e përmendën emrin e tij si drejtuesin kryesor të një rrjeti të gjerë të trafikut të marijuanës nga Shqipëria në Greqi e disa vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Ish–Drejtori i Transporteve ne Sarande dha dorëheqjen menjëherë pas publikimit të akuzave dhe u zhduk./ TV KLAN