Mbappe, futbollisti qe do të fitojë më shumë

Në krye të listës së futbollistëve që do të fitojnë më shumë këtë sezon nuk janë më as Messi as Ronaldo edhe pse kontratat e tyre për të luajtur futboll janë të larta, por gjithashtu edhe të ardhurat nga bizneset apo sponsorët prodhojnë para.

Franceszi Kylian Mbappe për herë të parë është në krye të renditjes. Mbappe nënshkroi një kontratë fitimprurëse në fillim të këtij viti për të qëndruar tek PSG deri në vitin 2025, por francezi tashmë po fitonte shuma marramendëse.

Gjatë 12 muajve të fundit sulmuesi u pagua një shumë pothuajse e pabesueshme prej 110 milionë dollarësh për paraqitjet e tij në fushë. Nga sponsorët personalë jashtë fushës përfitoi 18 milionë dollarë. Në fund të sezonit ai pritet të ketë 128 milionë më shumë.

Lionel Messi me $120m  është në vendin e dytë. Numri një i vitit të kaluar u rrëzua nga pozita e parë nga shoku i tij i klubit, por Messi thuhet se ka fituar pothuajse gjysmën e shumës së tij nga bizneset jashtë fushës (55 milion dollarë, që do të thotë se ai ka mbledhur 65 milion dollarë duke luajtur futboll.

Cristiano Ronaldo në vendin e tretë me $100m. Ronaldo është lojtari i vetëm në planet që fiton më shumë jashtë fushës. Marrëveshjet me kompani të tilla si Nike, Herbalife dhe Livescore sigurojnë 60 milion dollarë, ndërsa në fushë 40 milion dollarë. Ndoshta numrat më mbresëlënës të Ronaldos vijnë nga Instagrami, ku ai numëron 486 milionë ndjekës.

Në 10 futbollistët që do të fitojnë më shumë debuton Erling Haland por bën pjesë edhe Andres Iniesta që vazhdon të luajë në Japoni.

Tv Klan