Policia Rrugore njofton se në aksin rrugor të Llogarasë qarkullimi i mjeteve funksionon me vështirësi pasi ka një prezencë të madhe reshjesh, për shkak të kushteve jo të mira atmosferike.

Konkretisht, në vendin e quajtur ”Pisha Flamur”, prej reshjeve të dendura të breshërit është krijuar një shtrese e cila e ka bërë pothuajse të pamundur kalimin dhe ngjitjen e këtij aksi.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në akset më problematike me qëllim sigurinë dhe ardhjen në ndihmë të qarkullimit të lëvizjes së mjeteve.

Janë njoftuar edhe shërbimet e kompanisë së mirmbajtjes së rrugëve për pastrimin e këtij aksi.

Policia kërkon nga të gjithë udhëtarët të cilët kanë intinerarë të kalojnë në aksin rrugor të Llogarasë të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit dhe lëvizjes së tyre me mjet.

/tvklan.al