Gjetja e arkivolit të një gjenerali rus që mendohet se ka vdekur në vitet 1800 ka tërhequr vëmendjen e banorëve të një qyteti të vogël në Turqi, të cilët u vunë në radhë për ta parë dhe fotografuar.

Arkivoli me kryqe nga sipër dhe me trupin në uniformë të një gjenerali rus u gjet gjatë punimeve për hapjen e themeleve të një pallati në qytetin Ardahan, në Turqinë veri-perëndimore, në kufi me Gjeorgjinë.

Lajmi për zbulimin e çuditshëm u përhap me shpejtësi në qytet nëpërmjet rrjeteve sociale dhe shumë vrapuan për ta shikuar nga afër.

Policia rrethoi vendngjarjen dhe pas përpjekjeve të shumta arriti të largonte kureshtarët në një distancë sigurie.

Pas ekzaminimeve të para të arkeologëve të muzeut të Karsit rezultoi se trupi i tretur ishte i një gjenerali rus. 

Arekeologu Solaklioglu tha se Rusët ishin vendosur në këtë zonë rreth viteve 1878 pas dobësimit të Perandorisë Osmane dhe luftërave të shumta.  “Brenda arkivolit nuk u konstatua diçka me vlera të jashtëzakonshme. Trupi ishte varrosur sipas traditave të krishtera të rusëve”, tha ai. /tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”168″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]