Këto imazhe të dhimbshme tregojë se edhe kafshët kanë shpirt dhe madje vuajnë po njësoj si qeniet njerëzore.

Fotot janë shkrepur në Kinë, ku tregojnë një mace e cila përpiqet të ringjallë kotelet e saj të vrara barbarisht. Njërës prej tyre madje iu pre edhe koka nga një vrasës mizor.

Kotelet, të cilat ishin shumë të vogla për të hapur sytë e tyre, u zbuluan nga një grua e moshuar e cila kujdesej për macet e pastreha në Xi’an.

Dashuria e kësaj gruaje për macet ishte e pakufizuar, ajo shpesh herë i strehonte dhe i ushqente. Madje ajo ishte fajësuar për sjelljen e saj ndaj maceve, me pretekstin se ato mund të sillnin sëmundje të ndryshme.

Ky ishte dhe “shpërblimi” i vrasësit ndaj të moshuarës, të cilës ia dërgoi macet e therura me thikë, në një kuti në kopshtin pranë banesës së saj./tvklan.al