Planeti ynë, Toka, ka një kontinent  të fshehur, i cili quhet “Zealandia”. Një studim i ri thotë se kontinenti është i fshehur në Oqeanin Paqësor dhe është i lidhur me Zelandën e Re.

Skuadra prej 11 shkencëtarësh zbuloi se Zelanda e Re dhe Calendonia e Re janë në fakt pjesë e një cope të vetme kontientale prej 4.9 milionë kilometrash katrorë, komplet prej Australisë.

Studimi i publikuar nga “Geological Society of America” zbuloi se ai është 94 për qind i zhytur, kryesisht si rezultat  i hollimit të kores para periudhës supercontinentale.

“Vlera shkencore e klasifikimit të Zealandias si një kontinent është më shumë se një emër më tepër në listë,” shkruajnë shkencëtarët.

Skuadra mbron idenë se ai duhet të konsiderohet si kontinent në vend të teorive të mëparshme që rajonin e quante një grumbull ishujsh dhe fragmentesh kontinentale.

Duke qenë se gjeologët e numërojnë Europën dhe Azinë si një kontinent gjigant të quajtur “Eurasia”, shtimi i këtij kontinenti të panjohur më parë e çon numrin e kontinenteve në shtatë.

Trashësia e kores së Zealandias varion nga 10 në 30 km dhe ka afërsisht sipërfaqen e Indisë. Ky kontinent besohet se është ndarë nga Antarktida rreth 100 milionë vite më parë, ndërsa nga Australia rreth 80 milionë vite më parë.

Shkencëtarët këtë e quajnë “perceptim” më shumë se “zbulim”, pasi Zelanda e Re nga shumë ekspertë të fushës është quajtur kontinent më vete edhe më parë.

“Ky nuk është një zbulim i menjëhershëm por një perceptim gradual,” shkuajnë shkencëtarët. /tvklan.al