5

Për 1 – vjetorin e martesës mes Kim Kardashian e Kanye West, ylli i reality ka vendosur të bëjë publike disa prej momenteve më intime të ceremonisë së martesës së tyre.

Në disa fotografi të postuara në rrjetin social Instagram nga 34 – vjeçarja, çifti shfaqet i veshur tepër elegant, ndërsa shkëmbejnë një puthje në një karrocë luksoze, përpara se të marrin pjesë në mbrëmjen përpara ditës së martesës.

Ceremonia martesore mes Kim dhe Kanye u mbajt në një Kështjellë të Shekullit të 16 – të Itali dhe ka qenë njër prej dasmave më të përfolura të showbizit botëror. /tvklan.al