Policia ka vënë në pranga administratorin e subjektit “SOKOLI CO”, pasi akuzohet për kontrabandë dhe fshehje të ardhurash. Në saj të operacionit të koduar “Evazioni” është arrestuar Xhemil Hoxha, 52-vjeç, banues në Ballsh, me aktivitet në fushën e hidrokarbureve.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e firmës së tij, u gjet e depozituar një sasi prej 106 mijë litra naftë bruto e pa deklaruar në organin doganor. Ky shtetas ka shmangur kështu detyrimet doganore e tatimore në shumën prej 50 milion lekëve. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehje e të ardhurave” ./tvklan.al