Një burrë nga Brazili është prekur nga sëmundja e rrallë e njohur si Elefantiazë, falë pickimit të një mushkonje.

Ky infeksion i tmerrshëm tropikal, shkakton fryrje të gjymtyrëve dhe organeve gjenitale dhe mund të çojë në paaftësi të përherëshme nëse nuk mbahet nën kontroll.

Një klinikë në Brazil, sëfundmi ka zhvilluar një trajtim eksperimental që mund t’i rikthejë shpresat të gjithë të prekurve nga kjo sëmundje, që deri pak kohë më parë konsiderohej e pashërueshme.

Sa i përket burrit në fjalë, ai quhet Raimundo dhe u pickua nga mushkonja 20 vite më parë, që e infektoi me filariasis limfatik, paraziti përgjegjës për këtë sëmundje.

Në mungesë të një kure, Raimundo ka jetuar me këmbën në këtë gjendje prej vitesh. Megjithatë, trajtimi që ka nisur në klinikën Cunica Godoy duket se po jep rezultatet e para pozitive.

Paraziti që gjendet në trup mund të nxirret prej tij duke përdorur ilaçet specifike, por nëse ndërhyet me vonesë, personat e prekur janë të destinuar për të vuajtur gjatë gjithë jetës.

Kjo sëmundje e rrallë gjendet në Afrikë, në Amerikën Qëndrore dhe Jugore, Azinë Jugore, si dhe Ishujt e Paqësorit./tvklan.al