Seriali më i suksesshëm turk i momentit vjen në Klan Plus

Klan Plus së shpejti do të nisë transmetimin e serialit më të suksesshëm turk të momentit, “Içerde” (I infiltruari).

Lajmi konfirmohet nga drejtori i programacionit ne TVKLAN, Albert Dumani dhe nga kompania e produksionit “Ay Yapim”, e cila tha se “Içerde” së shpejti do të transmetohet edhe në gjashtë shtete të tjera, përfshirë Greqinë, Indinë, Rumaninë, Iranin, Irakun dhe Shqipërinë.

“Içerde” është një superprodhim turk, që nisi transmetimin në shtator të vitit 2016 në Turqi, dhe që atëherë ka thyer të gjitha rekordet, duke u renditur si më i shikuari në vend.

 “Içerde” gëzon nivelet më të larta të shikueshmërisë së viteve të fundit në Turqi dhe është seriali turk më i shikuar i të gjitha kohërave në “Youtube”.

“Içerde” është një prodhim i kompanisë së produksionit “Ay Yapim”, kompani që ka prodhuar edhe serialet më të pëlqyera nga shqiptarët si “Ezel”, “Kuzey Guney”, “Diamante dhe dashuri”, “Dashuri e ndaluar”, etj. 

ICERDE

Kur vëllai i Sarpit, Umuti zhduket dhe mendohet i vdekur, nëna i rrënjos atij kujtimin e të vëllait. Sarpi fajëson veten për humbjen e të vëllait teksa luanin në kopsht dhe nuk arrin ta pranojë mungesën e tij.

Në momentin që Sarp është në prag të diplomimit nga akademia e policisë, atij i kërkohet nga shefi i policisë të infiltrohet tek një organizatë kriminale e drejtuar nga Xhelal Karabash.

Sarp inskenon një tentativë vrasjeje ndaj shefit të policisë dhe burgoset për një vit. Me të dalë nda burgu i’a del të infiltrohet tek banda e Xhelalit, dhe të bëhet një ndër personat e tij më të rëndësishëm dhe të besueshëm. Nëna e Sarpit nuk arrin ta kapërdijë këtë, duke qenë se ushqente një urrejtje të madhe ndaj Xhelalit, ish-bos i dyshuar edhe i bashkëshort të saj të ndjerë.

Sarp beson se nëse i’a del të burgosë Xhelalin do të arrijë të gjejë paqen mendore dhe shpirtërore, madje të gjejë edhe të vëllanë. Me avancimin në botën e Xhelalit, ai e shikon veten tek dashurohet me të përkëdhelurën e tij, Melekun.

Melek ishte marrë nga rrugët nga Xhelali, së bashku me shokun e saj, Meritn, pasi ata ishin mbajtur nga një organizatë kriminale si lypës në rrugët e Stambollit.

Tashmë ajo është në pozicionin e vajzës së adoptuar të Xhelalit dhe avokatja e tij. Merti ndërkohë, është vëllai i Sarpit, i rritur nga Xhelali dhe i infiltruar në polici. Xhelali i cili di gjithçka, shpejt do t’i vendosë përballë dy vëllezërit, dhe pret ditën për të shpëtuar nga e gjithë familja.

Sarp, një polic i infiltruar tek banda dhe Mert, njeri i Xhelalit i infiltruar në polici, e gjejnë shpesh veten përballë njëri tjetrit, shpesh duke u përpjekur t’i japin fund tjetrit.

A do ia dalë dashuria vëllazërore të tejkalojë të gjitha ndryshimet dhe të mjekojë zemrat e plagosura?

Serialin e jashtëzakonshëm do të mund ta ndiqni së shpejti në ekranin e Klan Plus.

Në serial luajnë disa prej aktorëve më të njohur turq, Çağatay Ulusoy, Aras Bulut Iynemli dhe Çetin Tekindor. Po ashtu, edhe dy aktoret e reja, Bensu Soral dhe Damla Colbay, të cilat janë aktualisht në qendër të vëmendjes në Turqi falë suksesit të arritur. /tvklan.al


Kategori
FotogaleriShowBizTe funditTë gjithaTv Klan
6 Komente
  • ino
    7 Mars 2017 at 13:48
    Përgjigju

    ua

    • Kader
      10 Mars 2017 at 19:19
      Përgjigju

      Eshte nje film qe metevertete duhet te ndiqete ndjek ne programin e Turqise dhe prej te gjitha filmeve eshte e veqant

  • Derin
    8 Mars 2017 at 20:08
    Përgjigju

    Ky eshte nje super serial me te vertete dhe mendoj se meriton me shume se sa transmetimin ne klan plus (me gjithe respektin per te si televizion)… ka ne kast shume te mire aktoresh, ka 24 jave deri me tani qe transmetohet ne turqi dhe qendron ne maje te shikueshmerise dhe eshte edhe seriali me i perfolur ne rrjetet sociale, dhe çmimet e shumta qe ka marre dhe vazhdon te marre…

  • mile
    13 Mars 2017 at 22:52
    Përgjigju

    Seriali me i sukseshem ne turqi ja vlen te shikohet
    Serial fantastik
    Pershendetje nga maqedonia

  • icerde
    13 Maj 2017 at 16:22
    Përgjigju

    Ky serial duhet te ishte treametuar patjeter ne klan … dhe jo klan plus … shuuum me shuuum ia vlen ky film sesa cesur ve guzel …. mendoj qe duhet ta trasmetoni patjeterr ne klaaan …

  • icerde
    13 Maj 2017 at 16:25
    Përgjigju

    ky serial duhej te trasmetohej patjeter ne klan … dhe jo klan pluuus ..!!! Eshte nje suuuuper serial I pazevendeshueshmem …dhe plus qe velm 18274917491 here me shume se cezur ve guzel … mendoj qe duhet ta trasmetoni patjeter ne klan … me patjeterrr

  • Përgjigju

    *

    *