vals

Kryeministri francez, Manuel Vals tha se vendet europiane nuk mund të pranojmë më refugjatë.  Në një intervistë për gazetën gjermane “Sueddeutsche Zeitung”, ai tha se kontrolli më i rreptë i kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian do të përcaktojë fatin e Unionit.

Manuel Vals, Kryeministër i Francës: “Ne nuk mund të presim më shumë refugjatë në Europë. Kjo nuk është më e mundur. Kontrollet në kufijtë e jashtëm të Europës janë të nevojshëm. Nëse nuk e bëjmë këtë, njerëzit do të thonë: Mbaroi Europa”.

Kryeministri francez tha se: “Europa është shtrirë përtej kufijve të saj nga kriza e emigrantëve”.

Javën e fundit disa vende të Bashkimit Europian vendosën kontrollet në kufi, si pasojë e shtimit të fluksit të qindra mijëra emigrantëve nga Siria dhe Iraku.