Një person është vënë në pranga nga policia e Tepelenës, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij u gjetën 66 kilogram kanabis.

Në pranga ka rënë Seit Bejko, 58 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë. Sipas burimeve të policisë 58 – vjeçari dispononte lëndë narkotike në banesën e tij në fshatin Dukaj, Tepelenë. Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë narkotike 66 kg kanabis.

Gjithashtu, ka nisur procedimi penal për  Z.B, 83 vjeç, banues në fshatin Gusmar, Tepelenë, pasi në një banesë në të cilën nuk banonte njeri nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë me lëndë të dyshuar narkotike. Pesha totale e lëndës ishte 57 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

/tvklan.al