de biasi

Federata e Shqiptare e Futbollit do t’i rrisë pagën trajnerit Gianni De Biasi. Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv e kanë diskutuar ndryshimin e kontratës.

Ofertat e shumta drejt De Biasi nga klube të ndryshme, e fundit nga Kina, ishte një shtysë më shumë për drejtuesit e FSHF-së të ndryshojnë kushtet e marrëveshjes, që është rinovuar automatikisht për kualifikueset e Kupës së Botës 2018.

Rritja e pagës pritet të bëhet në përfundim të fazën finale të Europianit. Ajo do të jetë 60% më shumë nga aktualja dhe mendohet rreth 1 milionë në sezon.

Trajneri, në intervista të ndryshme ka dhënë sinjale që dëshiron përmirësimin e kushteve financiare, kjo e shtyrë natyrisht nga suksesi i arritur me kualifikimin e Kombëtares në Euro 2016, ku mori edhe një shpërblim 200 mijë euro.

FSHF nuk e ka bërë publike asnjëherë pagën e trajnerit dhe bashkëpunëtorëve të tij, por në rast ndërprerje të saj, penaliteti është 100 mijë euro.

Tv Klan