Pas ftesës së Ben Blushit për Partinë Demokratike dhe LSI-në për një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknokrate dhe zgjedhjen e një Presidenti dinjitoz, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili thotë se problem I PD-së është Vettingu dhe jo qeveria.

Blushi tha se “

e ftoj Lulzim Bashën dhe Ilir Metën në mocion. Jemi 80 kundër 60. Këto numra mund të zgjidhnin Presidentin në dy raundet e mbetura, mund të bënin ndryshimet që OSBE ka parashikuar në Kodin Zgjedhor dhe natyrisht të garantonin një Qeveri teknike deri ditën e zgjedhjeve. Unë do votoja çdo Kryeministër teknokrat që nuk do ishte as Rilindas dhe as demokrat dhe çdo president dinjitoz që do ishte njëkohësisht patriot dhe demokrat

“.

Por, Balla tha se “

Ben Blushi ose nuk po e kupton siç duhet, ose nuk do ta kuptojë. Problemi i PD nuk ka të bëjë fare as me zgjedhjet dhe as me qeverinë.

E kemi thënë që ditën e parë, problemi i Partisë Demokratike është vettingu. Prioriteti i tyre numër një është të bllokojnë Vettingu

n.”

Basha tha se Partia Soclialiste dje ishte e hapur për të negociuar “

dhe për të gjetur kompromis, ndoshta duke qenë më të gatshëm se sa duhet. Por PD nuk do kompromis apo dialog, sepse ata nuk e duan Vettingun.

Ai tha se me 18 qershor, Kushtetuta i bën thirrje qytetarëve për të vendosur se kush do t’i qeverisë për katër vitet e ardhshme.

 “

Partite politike mund të zgjedhin të paraqesin një alternative ose jo. Partia Socialiste do të kërkojë votën e popullit ne 18 qershor, sepse respekton Kushtetutën dhe vullnetin e popullit. Dhe sepse ne besojmë se askush nuk mundet ta bllokoje Vettingun dhe reformën në drejtësi.

”/tvklan.al