Trupi i një 21-vjeçareje, e cila ishte zhdukur prej një muaji, është gjetur në ujërat e lumit Clyde. Ngjarja ka ndodhur në Skoci, ndërsa mediat raportojnë se Lexi Carmichael u pa për herë të fundit më 11 Dhjetor rreth orës 23:00.

Ajo u zhduk pak momente pasi u largua nga një lokal në qendër të Glasgow. Policia ende nuk e ka bërë identifikimin zyrtar të trupit, por ata besojnë se bëhet fjalë për 21-vjeçaren. Për këtë fakt kanë informuar edhe familjen e të ndjerës.

“Identifikimi formal pritet të zhvillohet së shpejti. Por sidoqoftë besohet se është 21-vjeçarja Lexi Carmichael, e cila u pa për herë të fundit të mërkurën e 11 Dhjetorit 2019. Familja e saj është vënë në dijeni”, thuhej në një deklaratë të policisë.

Vdekja e të resë nuk po trajtohet si vrasje./tvklan.al