Në farmacitë bujqësore, fostoksina është e ndaluar me ligj të tregtohet. Por kjo nuk i pengon aspak tregtarët që ta shesin atë. Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan ishte në Kuçovë, Shkozë, Paskuqan e Kamëz për të blerë fostoksinë. Kudo fostoksina e ndaluar u ble lehtësisht me arsyen se duhej për të helmuar qentë.

Farmacistët madje kanë këshilluar edhe për përdorimin duke e futur në salsiçe që të mos e nuhasë qeni.

Farmaci bujqësore – KUÇOVË

Qytetari: Ke ilaçe për qen? Kam ca te shpia.

Shitësi: Për të helmuar?

Qytetari: Po!

Shitësi: Vetëm me fostoksinë mund të bëhet.

Qytetari: Me çfarë?

Shitësi: Fostoksinë. E ke parasysh? E njeh? Janë tableta ato, të blesh salsiçe dhe t’ia futësh brenda, tak, që ta hajë, se kështu i merr erë. T’ia bësh, do marësh salsiçe, fute brenda, që të mos ashtu ai! E kupton?

Qytetari: Po!

Shitësi: Dhe hidhe ta hajë! E hëngri, shkoi në p*** të s’ëmës ai. Po ja dy kokrra do të jap unë, çi do ti, se 1 mijë lekë bëjnë, se më shumë s’ke ç’i do. Më kupton?

Qytetari: Po çi dua unë, s’do vras veten.

Shitësi: (Qesh) Se mo i harron në makinë!

Qytetari: Jo!

Shitësi: Se janë shumë helmues këta. E more vesh? Fute brenda në salsiçe dhe hidhja!

Qytetari: Rrofsh! Faleminderit!

Shitësi: Mirupafshim!

Farmaci bujqësore – PASKUQAN

Qytetari: Kam ca qen aty te shpia dhe dua t’i helmoj!

Shitësja: Më hap helmues për kafshët është ky.

Qytetari: Ok! Edhe si t’ia bëj tani?

Shitësja: Ia hedh aty tek, tek buka ose te gjella! Ose në qoftë se do me ia hedh aty te sallami!

Qytetari: Hë..

Shitësja: Më mirë merr këtë copën e…, që është si tip çokollate, futja aty mes sallamit edhe ta hajë! Kjo është, kjo 1500-nd është si tip paste kjo edhe kjo i koagulon gjakun. Po gjynahet do t’ia bësh ti! 1500-nd. Përdorimi është futja në mes sallamit, që mos ta kuptojë, mes sallamit dhe futi pak nga kjo! Është, janë nja 3 bustina ato./tvklan.al